Ancelotti bën premtim të madh te tifozët e Brazilit

- Bota Sot

Ancelotti bën premtim të madh te tifozët e Brazilit

Në një intervistë për Marcan, trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti, foli për arsyet e largimit nga Reali dhe planet e tij për punën e re.

“Rezultatet nuk ishin ato që prisnim, dhe as loja nuk ishte e mirë, kështu që na u desh të bënim diçka”, deklaroi italiani.

“Pasi u eliminuam nga Arsenali, vendosëm se ishte më mirë për mua të largohesha”, potencoi Ancelotti për arsyet e largimit nga stoli i Real Madridit.

Dhe kur u pyet pse mori përsipër detyrën e trajnerit të Brazilit, Ancelotti pati një përgjigje shumë të thjeshtë.

“Është e lehtë. Brazili është kombëtarja më e mirë në botë. Nuk e them unë këtë, por pesë yjet në fanellë. Detyra ime është të fitoj titullin e gjashtë kampion bote”, vazhdoi Ancelotti dhe më pas bëri një premtim publik për tifozët e Brazilit.

“Brazili im do të luajë si Real Madridi, por jo si Real Madridi i këtij viti, por si Real Madridi i vitit të kaluar. Kjo është ajo që dua”, shtoi Ancelotti. 



Read it all at Bota Sot