Juventusi konfirmon ndryshimin drastik

- Bota Sot

Juventusi konfirmon ndryshimin drastik

Juventusi më në fund ka bërë zyrtar edhe ndryshimin e madh dhe nisje e një cikli të ri duke konfirmuar emërimi e Damien Komoli dhe Xhorxhio Kielinit në strukturat drejtuese të klubit.

“Juventusi i jep mirëseardhjen Damien Kompli, i cili nga data 4 qershor bëhet pjesë e klubit, duke mbuluar rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, për t’i raportuar direkt Shefit Ekzekutiv Mauricio Skanavino.

Ai ka mbuluar role kyç në klube prestigjioze si Arsenal, Totenhemi, Liverpuli, Fenerbahçe dhe së fundmi Tuluzë, ku ka drejtuar klubin në ngjitjen në Ligën 1 dhe fitoren e Kupës së Francës.

Në varësi të tij do të punojë Xhorxho Kielini, figurë historike e klubit i cili gjithmonë ka përfaqësuar vlerat dhe shpirtin e Juventusit, në rolin e drejtorit të Strategjisë së Futbollit”, shkruhej ndër të tjera në njoftimin e Juventusit për emërimet e reja.

“Jam i lumtur dhe krenar që bëhem pjesë e një klubi unik, për historinë, identitetin dhe perspektivën. Do të vendos në dispozicion të Juventusit eksperiencën time që nga dita e parë, me objektivin për të qenë fitues siç duhet të jetë Juventusi dhe si e meritojnë tifozët tanë”, ishin fjalët e Komolit.



Read it all at Bota Sot