Prizren: Arrestohen dy qytetarë dhe një zyrtar policor të dyshuar për veprën penale “su*lm”

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohen dy qytetarë dhe një zyrtar policor të dyshuar për veprën penale “su*lm”

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është njoftuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren lidhur me një incident-konflikt fizik në mes të disa personave ku dyshohej se njëri nga të përfshirët është zyrtar policor.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Prizren në rrugën “Tranziti i Vjetër” pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë.

“Bazuar në të dhënat dhe hetimin preliminar raportohet se gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore”, njofton IPK.

“Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar (dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër)”.

Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Sulm” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.



Read it all at Gazeta e Prizrenit