Guardiola siguron dy përforcimet e para

- Bota Sot

Guardiola siguron dy përforcimet e para

Manchester City e ka nisur vrullshëm merkaton e verës dhe pritet brenda javës që vjen të zyrtarizojë dy transferimet e para.

Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” kanë mbyllur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Rayan Cherki për 30 milionë euro.

Cherki, 21 vjeç, konsiderohet si një futbollist shumë premtues, i cili mund të luajë edhe si anësor, por edhe si mesfushor sulmues. Në 185 ndeshje me fanellën e Lyon, ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 45 asiste.

Goditja e dytë e Manchester City, që pritet të finalizohet para datës 10 qershor, pra për të qenë gati për Kupën e Botës për Klube, do të jetë Tijjani Reijnders. Marrëveshja me Milan pritet të mbyllet për shifrën 70 milionë euro.

Cherki dhe Reijnders do të jenë dy përforcimet e para për Pep Guardiolën, i cili do që t’i ketë në dispozicion për Botërorin e Klubeve, por City nuk do e mbyllë me kaq merkaton, pasi synon të bëjë disa goditje këtë verë për të riformatuar ekipin, pas dështimit në sezonin e fundit.



Read it all at Bota Sot