Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një burrë që ishte aksidentuar më 31 maj në Prizren.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima ka ndërruar jetë të dielën, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Rr.Besim Shala, Prizren 31.05.2025-18:15. Lidhur me rastin, me 01.06.2025 ne QKUK Prishtinë ka ndërruar jete një mashkull kosovar.
Me vendim te prokurorit, trupi i pajete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.