Dy burra u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Bolonja, pasi u vranë me thikë, raporton ANSA.
Ata ishin një çift që bashkëjetonin dhe nuk kishin precedentë penalë.
Njëri prej tyre, 54 vjeç, i lindur në Aresso, ishte therur brutalisht, ndërsa tjetri, 50 vjeç, i lindur në Bolonja, kishte pësuar dëme të rënda, pas një plage të thellë në bark.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në sheshin dellUnità, në lagjen Bolognina, pak jashtë qendrës historike.
Policia ndërhyri në vendngjarje rreth orës 8 dhe po heton për të rindërtuar detajet e incidentit.