Bisedimet në Stamboll, zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës: Kur armët të heshtin, mund të diskutojmë

- Bota Sot

Bisedimet në Stamboll, zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës: Kur armët të heshtin, mund të diskutojmë

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Serhiy Kyslytsya, deklaroi se pala ruse vazhdon të refuzojë një armëpushim pa kushte, duke penguar kështu mundësinë e përparimit në bisedimet për paqe.

Në një deklaratë pas takimit të fundit mes delegacioneve në Stamboll, përfaqësuesit ukrainas kritikuan ashpër edhe përjashtimin e Shteteve të Bashkuara nga kjo mbledhje, ashtu si edhe nga ajo e muajit të kaluar, duke e cilësuar të domosdoshme pjesëmarrjen amerikane si garant dhe monitorues të dialogut.

“Ne nuk e morëm dokumentin deri në fillimin e takimit, ndaj nuk patëm mundësi ta shqyrtonim apo të kuptonim kërkesat konkrete të Rusisë”, thanë përfaqësuesit e Ukrainës, duke vënë në dukje mungesën e transparencës nga pala tjetër.

Delegacioni ukrainas theksoi se një armëpushim është themeli i çdo procesi paqeje: “Kur armët heshtin, atëherë mund të diskutojmë.” Sipas tyre, vetëm pas ndalimit të luftimeve mund të ndërtohet një marrëveshje e qëndrueshme.



Read it all at Bota Sot