Besnik Hasi do të udhëheq Anderlechtin edhe në sezonin e ardhshëm

- Bota Sot

Besnik Hasi do të udhëheq Anderlechtin edhe në sezonin e ardhshëm

RSC Anderlecht ka konfirmuar se Besnik Hasi do të jetë trajneri i parë i ekipit edhe për sezonin 2025-2026.

Pas një periudhe të shkurtër në krye të skuadrës para fillimit të Play-Off-eve, drejtuesit e klubit kanë vendosur të aktivizojnë opsionin në kontratën e tij të përkohshme, duke e kthyer atë në një kontratë të pacaktuar.

Drejtori Sportiv, Olivier Renard, u shpreh:

“Besniku e njohu në mënyrë të thellë grupin e lojtarëve. Gjatë dhe pas Play-Off-eve kemi pasur biseda të shpeshta, dhe ato treguan se analiza dhe synimet e tij përputhen me ato të menaxhimit sportiv. Ka ende shumë punë për të bërë. Besniku njeh lojtarët, kampionatin dhe pritshmëritë e klubit. Ai tani ka mundësinë të vazhdojë punën e tij me një përgatitje të plotë dhe një dinamikë të re.”

Nga ana e tij, Besnik Hasi u shpreh:

“Jam krenar dhe i lumtur për besimin që klubi më ka dhënë dhe mezi pres të vazhdoj punën time. Gjatë javëve të fundit kam mundur të përjetoj nga afër atë që funksionon mirë dhe ato aspekte që kërkojnë përmirësim në skuadrën e parë. Dua ta përdor këtë njohuri, së bashku me drejtuesit sportivë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt sezonit të ardhshëm.”

Me këtë vendim, Anderlecht synon të ndërtojë vazhdimësi dhe stabilitet në pankinë, ndërsa Besnik Hasi ka mundësinë të udhëheqë skuadrën që nga fillimi i përgatitjeve, në një sezon që pritet me shumë ambicie.



Read it all at Bota Sot