Lionel Messi do ta veshë përsëri fanellën e Argjentinës për dy ndeshje me ekipin kombëtar në 10 ditët e ardhshme, përpara se të udhëheqë Inter Miamin në Kupën e Botës për Klube FIFA.
Messi mbërriti në Argjentinë të hënën në mëngjes për t’u ribashkuar me kampionët në fuqi të Kupës së Botës për ndeshjet kualifikuese për turneun 2026.
“Mirëmëngjes, kapiten” ishte mbishkrimi fotografinë e Messit duke mbërritur në selinë e Argjentinës.
Argjentina do të ndeshet me Kilin më 5 qershor, më pas pret Kolumbinë.