Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, është zgjedhur “Mbrojtësi më i mirë në Serie A”.
Kjo sipas Institutit për Analiza dhe Futboll – CIES.
Ai u shpall kampion për herë të dytë brenda tri sezoneve me Napolin, duke i ofruar kështu stabilitet sektorit defanziv të napolitanëve.
Dhe paraqitja e Rrahmanit, u vlerësua.
Tjetër e arritur e qendërmbrojtësit është se ai në këtë renditje ka përfunduar në vendin e katërt në botë, ndërsa është i vetmi nga kampionati italian që e sheh veten në Top pesëshe.
Sipas këtij instituti në vlerësimet për 31 vjeçarin, janë marrë parasysh loja në ajër, ndërhyrjet në fushë, saktësia në pasime, kontrollimi i topit, krijimi i rasteve dhe përfundimi i aksioneve.
Para tij, janë Virgil van Dijk i Liverpoolit, Aurelien Tchouameni i Real Madridit dhe William Saliba i Arsenalit.
Amir Rrahmani e përfundoi sezonin 2024/25 me 39 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa e shënoi një gol dhe i bëri tri asistime.