Ukrainasit thonë se MaxxPro është automjeti luftarak i blinduar që u ka ndihmuar shumë në luftë

- Bota Sot

Ukrainasit thonë se MaxxPro është automjeti luftarak i blinduar që u ka ndihmuar shumë në luftë

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar imazhet e automjetit luftarak të blinduar, që sipas tyre po konsiderohet si një prej më të blinduarve.

Bëhet fjalë për MaxxPro, që është dëshmuar tashmë në luftëra si një prej automjeteve më të blinduara.

Falë pajisjeve që i ka mbron personelin brenda nga dronët e armikut, mitralozat e kalibrit të madh dhe minat kundër këmbësorisë.

Kjo makineri lejon kryerjen e operacioneve me efikasitet të plotë në fushëbetejë.

Ndryshe kjo veturë është prodhuar nga një kompani amerikane, dhe është përdorur në vende të ndryshme të botës ku ka pasur luftëra. 



Read it all at Bota Sot