Njësitë antidr*oga zbarkojnë në disa qytete të Kosovës – bastisje të njëkohshme për kapjen e trafikantëve të drogës

- Gazeta e Prizrenit

Njësitë antidr*oga zbarkojnë në disa qytete të Kosovës – bastisje të njëkohshme për kapjen e trafikantëve të drogës

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar sot në disa qytete të Kosovës, ku Njësia për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë bastisje të koordinuara në disa lokacione që lidhen me persona të dyshuar për tregtim të substancave narkotike.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ky operacion antidrogë, i nisur në orët e para të mëngjesit, ka përfshirë banesa, lokale dhe ambiente të dyshuara si baza operuese të rrjeteve kriminale, ku është vepruar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar sasi të ndryshme të substancave narkotike, para të gatshme, pajisje elektronike dhe prova të tjera materiale, që lidhen me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Aksioni është në zhvillim e sipër, ndërsa numri i të arrestuarve dhe sasia e drogës së kapur pritet të konfirmohet zyrtarisht gjatë ditës.

Policia dhe Prokuroria kanë koordinuar veprimet që disa ditë, kurse sot është vendosur që të bëhet ndërhyrje në lokacionet e shënjestruara, në kuadër të luftës kundër rrjeteve të shpërndarjes dhe trafikimit të narkotikëve.



Read it all at Gazeta e Prizrenit