Rahovec: Një person pla*goset nga një plumb, s’dihet drejtimi se nga ka ardhur

- Gazeta e Prizrenit

Rahovec: Një person pla*goset nga një plumb, s’dihet drejtimi se nga ka ardhur

Të dielën rreth orës 01:00, është qëlluar një person nga një plumb në Rahovec, ku nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur.
Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si edhe është njoftuar prokurori.

“Rahovec / 03.08.2025 – 01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si edhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit