Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

- Gazeta e Prizrenit

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në llogarinë e PK-së në Facebook.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën vjedhje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në kërkesën për bashkëpunim, luten qytetarët që të ofrojnë çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit