Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Dragashit

- Gazeta e Prizrenit

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Filiz Mustafa do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.


Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ të publikuar në kanalin zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje tha se me praninë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit u zyrtarizua kandidatura.

“Në një komunë me potencial të madh natyror, bujqësor dhe turistik si Sharri, prioritet i qeverisjes tonë do të jetë ndalimi i migrimit masiv të të rinjëve, zhvillimi i infrastrukturës, mbështetja për fermerët, përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, si dhe forcimi i pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në jetën publike”, thuhet në postimin e tyre.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se ndryshimi në nivelin lokal është thelbësor për drejtësi dhe zhvillim të barabartë në çdo cep të vendit. Me Filiz Mustafën në krye të komunës, qytetarët e Sharrit do të kenë një udhëheqës të denjë, që i dëgjon, i përfaqëson dhe i shërben me përgjegjësi”, përfundon postimi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit