Chiesa: Synimi im madhor, të luaj në Botërorin 2026

- Bota Sot

Chiesa: Synimi im madhor, të luaj në Botërorin 2026

Federico Chiesa dha një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku sulmuesi i kombëtares italiane mbi për përvojën e tij te Liverpool-i dhe të ardhmen. Këto janë disa nga deklaratat kryesore:

“Bilanci në Premier League? Pozitiv, sepse titulli atje nuk fitohet çdo ditë. Kam keqardhje që nuk kam luajtur aq sa doja, por duhet parë sezoni në tërësi. Të fitosh është gjithmonë bukur. Më mungonte një përvojë jashtë Italisë. Pas Firences kisha lëvizur vetëm në Torino.

Të jetuarit në një kulturë dhe kontekst ndryshe më ka ndihmuar të rritem si njeri. Tifozët e Liverpool-it më lanë pa fjalë, atmosfera në ‘Anfield’ është diçka unike. Salah? Impresionues, një lojtar për ‘Topin e Artë’. Ai apo Ronaldo? Në formacionin tim të ëndrrave i fus të dy, bashkë do të shënonin 80 gola në sezon…”

Për marrëdhënien me trajnerin Slot: “Për mentalitetin fitues më kujton Allegrin, por vjen nga Holanda dhe ka një metodologji tjetër. Shumë menduan se do ta kishte të vështirë, por ka treguar se është trajner i madh, me ide moderne futbolli”.

Për largimin nga Juventusi:

“A jam penduar që u largova? Jo, pse duhet? Nuk m’u ofrua kurrë rinovimi. Patëm disa kontakte për të folur pas Europianit, por më pas askush nuk më kontaktoi më. Kur u ktheva nga pushimet dhe dasma, bisedova menjëherë me Thiago Motta, i cili më tha qartë:

Nuk bën pjesë në projekt. Gjej një skuadër tjetër. Ishte e dhimbshme, sepse më interesonte shumë Juventusi dhe besoja se mund të jepja ende.

Ata ishin të qartë që në ditën e parë, më lanë të stërvitesha dy javë me skuadrën dhe më pas Motta nuk më deshi më. Jam profesionist, e pranova dhe vazhdova të stërvitesha për të gjetur një klub të ri. A priste më shumë mirënjohje? Kam qenë 4 vite te Juventusi dhe gjithmonë jam sjellë mirë. Sidoqoftë, ishte zgjedhja e tyre. Të kthehem? Kurrë mos thuaj kurrë…”

Për të ardhmen: “Të rikthehem në Itali? Është një temë që do ta diskutojmë në verë. Unë, agjenti im dhe familja ime kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Liverpool-in. Qëllimi është të jem gati për fazën përgatitore, do të kërkojmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë. Te Milani me Allegrin? Ai është fitues, një zgjedhje e madhe për Milanin. Max më bëri të kuptoj se mund të luaja si sulmues i dytë, më hapi horizonte të reja”.

A ndihet i harruar nga futbolli italian: “Jo. Kam bërë një sezon në Premier League pa luajtur shumë, është normale. Shumë gjëra vareshin nga përgatitja dhe përshtatja me ambientin. Kam gjithçka që më duhet për t’u kthyer në nivelet e mia të mëparshme”.

Për sezonin e Juventusit: “Më ka ardhur keq, sepse kam ende shumë miq atje. Ishte e dhimbshme t’i shihja në vështirësi. Nuk e prisja një fund të tillë, projekti i klubit nuk funksionoi. Kualifikimi në Champions u arrit, por kjo nuk mjafton. Për Juventusin, vendi i katërt është minimumi.

Vlahovic? I këshilloj të bëjë një zgjedhje që e lumturon dhe i jep mundësi të tregojë vlerat e tij. Dusan është një lojtar i madh”.

Dëshira për sezonin e ardhshëm: “Shpresoj që të jetë sezoni im. Ëndrra ime është të marr pjesë në Botëror. Kam luajtur dhe fituar një Europian, të luaj në një Botëror do të ishte kulmi”.



Read it all at Bota Sot