Pavarësisht kontratës deri në vitin 2028, Granit Xhaka përballet me një largim të mundshëm nga Bayer Leverkuseni
“Vonë në mbrëmje, Granit Xhaka ka arritur në Salt Lake City, Utah, pas një fluturimi dymbëdhjetë orësh me aeroplanin çarter të ekipit kombëtar.
Pas një sezoni të lodhshëm, kapiteni zviceran ka një fazë të fundit të aventurës së tij në Amerikën e Veriut - dy miqësore kundër Meksikës dhe ekipit mikpritës të SHBA-së”, shkruan media zvicerane “Blick”.
“Pas kthimit të tij më 12 qershor, planifikohen disa ditë pushimi.
Megjithatë, ylli 32-vjeçar i Bundesligës nuk ka gjasa të zhduket nga titujt kryesorë të lajmeve.
Burime të informuara mirë presin një largim të menjëhershëm nga projekti i Leverkusenit.
Xhaka ka të ngjarë të largohet nga klubi pavarësisht kontratës që ka deri në vitin 2028.
Diskutimet janë duke u zhvilluar në sfond në lidhje me kushtet e një transferimi të mundshëm.
Baseli, sigurisht që nuk është në tryezën e këtyre negociatave. Edhe pse Granit Xhaka njoftoi një rikthim të afërt në klubin e fëmijërisë së tij në mikrofonin e stadiumit ditën e ndeshjes së fundit të vëllait të tij Taulantit në Superligën e Zvicrës, por disa skuadra ndërkombëtare me sa duket kanë shprehur interes konkret për të blerë Xhakën”, shkruan mes të tjera.
“Granit Xhaka ka luajtur 99 ndeshje me Bayer Leverkusenin. Ylli i mesfushës vendosi standarde të reja në klubin e Bundesligës në sezonin paraardhës”, shkruan ndër të tjera.