Chelsea ka kontaktuar Ac Milan-in, për të biseduar rreth së ardhmes së portierit Mike Maignan.
Francezi po kërkohet me ngulm nga “blutë e Londrës”.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Mike akoma nuk ka nënshkruar kontratë të re me ekipin dhe Chelsea po e përcjell me kureshtje këtë gjë.
29-vjeçari ka qenë në listën e Chelsea-t tash e një kohë dhe mbetet të shihet nëse do të zbarkojë në kryeqytetin anglez sezonin e ardhshëm.