Kampionët bëjnë përforcimin e parë

- Bota Sot

Kampionët bëjnë përforcimin e parë

Romeo Haziraj është përforcimi i parë i skuadrës së Vorës. Portieri do të jetë pjesë e kampionëve të Kategorisë së Parë në sezonin e ri.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur mes tyre, teksa prezantimit si futbollist i Vorës do të bëhët me 1 korrik

“Romeo Harizja përforcimi i parë.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me portierin Romeo Harizaj i cili bashkohet me klubin tonë.

Romeo sezonin e fundit ishte pjesë e superligës me skuadrën e Tiranës, në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Apolonia dhe Dinamo.

Prezantimi i futbollistit do bëhet me 1 korrik në zyrat e klubit tone”, ka shkruar klubi.

Kujtojmë se Haziraj e mbylli sezonin me Tiranën, por për fatin e tij të keq nuk ia doli të luane asnjë minutë.



Read it all at Bota Sot