Real Madridi po e kërkon me ngulm supertalentin e Ajaxit, Abdellah Ouazane.
Futbollisti që sapo ka mbushur 17 vjeç është shpallur lojtari më i mirë i turneut U17 në kontinentin e Afrikës.
Marokieni ka bërë edhe debutim zyrtar me Ajaxin dhe në Holandë po llogaritet si një nga talentët më premtues të viteve të fundit.
Raportohet se ka patur edhe një takim zyrtar mes Realit dhe përfaqësuesit të lojtarit.
Reali i ka ofruar vendin e titullarit te Castilla, por futbollisti synon të provohet edhe në skuadrën e parë galaktike.