Më shumë meshkuj sesa femra të lindur në Kosovë në vitin 2024

- Bota Sot

Më shumë meshkuj sesa femra të lindur në Kosovë në vitin 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat vjetore për Lindjet për vitin 2024.

Sipas këtyre të dhënave në vitin 2024, janë regjistruar gjithsej 31 717 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë lindur 21 487 foshnje, nga të cilat  11 115 ishin meshkuj (ose 51,7%) dhe 10 372 ishin femra (ose 48,3%).

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.



Read it all at Bota Sot