Sezoni që shkoi ishte për t’u harruar për Simone Inzaghin.
Trajneri italian dështoi në të gjitha kompeticionet me Interin, duke e përmbyllur sezonin pa asnjë trofe.
Ndonëse është pjesë e ekipit qysh nga viti 2021, rezultatet e dobëta të sivjetme kanë bërë që kampi i “Nerazzurëve” të nisë “gjuetinë” për pasuesin e Inzaghit.
Trajneri 49-vjeçar po kërkohet me ngulm nga ekipi arab, Al-Hilal.
Sipas Fabrizio Romano-s, menaxhmenti i ekipit ka arritur në Evropë, për të avancuar bisedimet me trajnerin italian.
Ai tashmë i ka dhënë dritën e gjelbër kësaj marrëveshjeje, teksa takimi mes bordeve të dy ekipeve, Al-Hilal dhe Inter, pritet të mbahet më vonë gjatë ditës.