Detaje të reja janë nga vrasja tragjike e 14-vjeçars në Itali. Mësohet se Martina Carbonaro, e cila u vra nga ish-i dashuri i saj 19-vjeçar Alessio Tucci, në një shtëpi fshati të braktisur në Afragola, në provincën e Napolit nuk ka vdekur menjëherë.
Rezultatet e autopsisë treguan se adoleshentja vdiq në fund të një agonie, të shënuar nga vuajtjet dhe u gjetën katër plagë kryesore dhe lezione në qafë.
Fjala e fundit, megjithatë, do të jetë në rezultatet e analizave të kryera sot: "katër plagë kryesore u gjetën në kafkë, si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme të kafkës. U zbulua gjithashtu një frakturë e madhe e kafkës me hemorragji".
E mitura kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje për të shkuar me një shoqe për akullore dhe që atëherë ishte zhdukur. Prindërit e vajzës, pasi raportuan zhdukjen e saj në Polici, bënë edhe apel në rrjetet sociale duke i kërkuar kujdo që kishte informacione për vendndodhjen e vajzës së tyre që të kontaktonin Policinë. Kontakti i fundit telefonik që e mitura pati me prindërit e saj ishte rreth orës 20:30. Ajo kishte folur me nënën e saj dhe i kishte thënë se do të kthehej së shpejti në banesë, por ora kaloi dhe e mitura nuk u kthye kurë.
Më në fund, vajza u gjet e vdekur poshtë një dysheku, dy ditë më vonë, në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit "Moccia", në Afragola, provinca e Napolit.
Pas zbulimit të trupit të të resë, para gazetarëve të pranishëm para shtëpisë së saj, nëna e viktimës së re tregoi për dhunën e mëparshme që kishte pësuar vajza e saj: "Ai e kishte goditur me shuplakë dhe unë e kuptova se ai mund të ishte i dhunshëm dhe i thashë asaj ‘Martina, a do të vijë dikush të më thotë se ai të vrau?’” Dhe kështu ndodhi.
Ai erdhi në shtëpinë time dy javë më parë duke qarë, hëngri në shtëpinë tonë dhe tha se e donte. I thashë asaj Martina, nëse nuk e do më, lëre”. Fqinjët e mi thanë se ishte djalë i mirë. Të dish që doli të ishte një përbindësh. Një përbindësh sepse pas vrasjes Tucci ishte në shtëpinë time. Dua drejtësi për vajzën time dhe burgim të përjetshëm për atë përbindësh. E trajtova si bir. Dhe të mendosh që ai dhe babai i tij morën pjesë gjithashtu në kërkimet për trupin e Martinës. Dëgjova se e kishin futur në një qese plehrash, por si mund ta bësh këtë?. Unë thjesht dua drejtësi!"