Pas ndarjes me trajnerin Ilço Gjorgjioski, drejtuesit e klubit Struga Trim Lum janë në kërkim të një strategu të ri.
Sipas informacioneve të disponueshme, janë realizuar kontakte me disa trajnerë, por kandidati më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës është trajneri serb, Dragan Aniçiç, i cili deri para pak kohësh ishte ndihmës i Veselinoviç te Partizani. Aniçiç, i lindur në vitin 1970 në Beograd, ka një përvojë të pasur si trajner.
Nëse zyrtarizohet angazhimi i tij, Aniçiç do të bëhej trajneri i dytë i huaj në historinë e Strugës, pas shqiptarit Shpëtim Duro, një tjetër me të shkuar te Partizani.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Struga TL ka synime të qarta për sezonin e ardhshëm dhe planifikon të përforcohet ndjeshëm për të luftuar për kreun e renditjes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.