Futbollisti kroat Luka Modriç do të veshë fanellën e Milanit.
Mesfushori 39-vjeçar kroat, i cili u largua nga Real Madridi si lojtar i lirë, është shumë afër një transferimi te Rossonerët.
Sipas Gianluca Di Marzio, Luka ka rënë dakord të transferohet në Milan.
Klubi është i bindur se do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë me mesfushorin nesër.
Në rastin më të keq, kjo duhet të ndodhë brenda 48 orëve, njofton “Sky Sport Italia”.