Mehdi Çobës i ka përunduar kontrata me Vllazninë dhe mes palëve aktualisht nuk duket gjëkundi rinovimi.
25-vjeçari me shkodranët në këtë sezon ka luajtur në 35 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.
Por paraqitjet e tij nuk është se kanë bindur plotësisht drejtuesit për të vazhduar bashkëpunimin.
Dhe në një situatë të tillë, sulmuesi duket larg Shkodrës. Për shkodranin ka interesime nga ekipe jashtë Shqipërie, saktësisht në Armeni nga skuadra e Urartu.
Ekipi armen kërkon përforcime për sezonin e ri dhe Çoba duket se pëlqehet nga drejtuesit dhe fakti që është lojtari i lirë bën që të tentohet transferimi i tij. Urartu e mbylli sezonin në vendin e 3-të në kampionatin armen, vend që i ka siguruar edhe pjesëmarrjen në kupat e europës.