Si mesfushori ra pre e grabitjes në shtëpi??
Fabian Ruiz ishte ndër protagonistët e lojës perfekte të PSG-së e cila poshtëroi Interin në finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën e kaluar.
Megjithatë, mesfushori spanjoll mori lajme të këqija disa orë pas festimeve të merituara, ku dy të mitur u arrestuan të hënën pasi u përpoqën të grabisnin shtëpinë që ndodhej në perëndim të Parisit.
Siç raportohet nga “Le Parisien”, episodi ndodhi dy ditë më parë, pak para mesditës ku dy hajdutët u kapën në flagrancë.
Nuk është tentativa e parë për vjedhje kundër një lojtari të PSG-së: i ndodhi së fundmi Uillian Paços, mbrojtësi i cili ishte viktimë e një tentative grabitjeje në shtëpinë e tij marsin e kaluar, kur nuk ishte në kryeqytetin francez sepse po luante një ndeshje me ekipin e tij kombëtar.