Te Elbasani prej ditësh kanë nisur pushimet, me lojtarët që po shijojnë disa ditë pushimi me familjarët e tyre.
Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për drejtuesit dhe stafin e verdhebluve, të cilët vazhdojnë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Trajneri serb ka piketuar pozicionet ku kërkohet doemos afrime.
Nga porta në sulm, timonieri i Elbasanit kërkon minimalisht 5 futbollistë.
Dëshiron një portier për t’i besuar katërkëndëshin, një mbrojtës, mesfushori fantazist për t’i besuar “çelësat” e mesfushës dhe një sulmues që premton gola.
Për t’iu bërë vend lojtarëve të rinj, priten të largohen po 5 futbollistë dhe nëkëtë mënyrë mendohet të ndërtohet Elbasani për sezonin e ri. Emra me eksperiencë priten të transferohen dhe mbetet të shihet se kush do të veshë fanellën e verdhebluve në sezonin e ardhshëm.