Legjendat franceze i dalin në mbrojtje

- Bota Sot

Legjendat franceze i dalin në mbrojtje

Luis Enrique është kritikuar shumë për aftësitë e tij si trajner, por me këtë sezon ku fitoi gjithçka me PSG-në, duket se ua ka mbyllur gojat njerëzve. 

Klud Makele, ish-mesfushori i PSG-së (2008-2011), është shumë i lumtur për Luis Enriken dhe deklaroi se:

“Ata i kanë fshirë gabimet e bëra gjatë viteve dhe kanë gjetur dikë që solli një shpirt, Luis Enriken. 

Shumë e kritikuan, por unë e dija që ishte personi ideal.

Ai mori përsipër menaxhimin e sportit dhe i dhanë njëfarë lirie për dy vjet, gjë që është shumë e rrallë.

I uroj vërtet suksese sepse është një njeri i mirë dhe i ka ndihmuar të gjithë këta të rinj të rriten” deklaroi ish-lojtari i kombëtares franceze, tani 52 vjeç.

Silvain Armand vlerësoi gjithashtu transformimin e ekipit dhe punën e shkëlqyer të trajnerit: “Jam shumë krenar për atë që kanë bërë dhe jam shumë i lumtur që fituan Ligën e Kampioneve kundër Interit.

Nga pikëpamja e futbollit, ishte një kënaqësi e vërtetë t’i shihja të luanin. Ata ishin qartësisht të paluajtshëm.

Është e vështirë ta konfirmosh këtë, por sot ata kanë shumë vetëbesim dhe një trajner shumë të mirë që arrin t’i lërë mënjanë egot e të gjithëve, dhe kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishme në futbollin modern”, tha ai.



Read it all at Bota Sot