Sërish telashe financiare për Barcelonën

- Bota Sot

Sërish telashe financiare për Barcelonën

Barcelona përfundoi një sezon për t’u mbajtur mend edhe pse humbja në gjysmëfinalen e Champions League kundër Inter peshon në bilancin e vitit.

Megjithatë, skuadra katalanase rrezikon të shohë të gjitha përpjekjet e saj të shkojnë dëm për shkak të parregullsive në Fair Play Financiar.

Madje UEFA mund të ndërhyjë që në sezonin e ardhshëm me një penalitet për klubin spanjoll.

Klubi i Joan Laporta kishte thyer tashmë rregulloret e vendosura nga bordi i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s (CFCB) duke raportuar gabimisht fitimet dhe duke vuajtur kështu një gjobë prej 500,000 euro nga organi evropian i futbollit.

Barcelona e pat apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në tetor, duke humbur. Megjithatë, duke lexuar arsyet e vendimit, shfaqet një skenar që është veçanërisht i frikshëm në Katalonjë.

CFCB thekson se një shkelje e ngjashme nga klubi në procesin e monitorimit 2023/24 do të përbënte një rast shkeljeje të përsëritur dhe do të adresohej duke vendosur një masë më të rëndë disiplinore ndaj FC Barcelona.

Në këtë pikë, siç raporton “The Times”, mund të vendoset një penalitet në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm, situatë që mund të ndikojë në rrugën europiane të skuadrës spanjolle.

Barcelona nuk do të ishte e vetmja skuadër që ka tejkaluar kufijtë e vendosur nga UEFA, e cila parashikon një humbje maksimale prej 60 milionë eurosh në një periudhë 3-vjeçare. Nga kjo masë do të prekeshin edhe Aston Villa dhe Chelsea, por kjo e fundit do të ishte shkelja e tyre e parë, ndaj do të pësonin vetëm një ndëshkim financiar dhe disa kufizime në merkato.



Read it all at Bota Sot