Sezonin që lamë pas, Odiar Ntephe u shpall kampion me Vorën, por nuk mjaftoi pasi sulmuesi u largua.
Megjithatë, 31-vjeçari nigerian nuk është larguar nga Kategoria e Parë.
Odiar Ntephe është transferimi më i ri në skuadrën e Lushnjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra lagunare përmes një postimi në faqen zyrtare ku prezantohet sulmuesi.
Më parë në Shqipëri, Ntephe ka luajtur edhe për klubet e Bylisit, Burrelit dhe Besës.
Tashmë do të jetë eksperienca e parë për 31-vjeçarin në skuadrën e Lushnjes.