Presidenti i Fluminense zbulon tenativat për ta marrë CR7 në Kupën e Botës për Klube

- Bota Sot

Presidenti i Fluminense zbulon tenativat për ta marrë CR7 në Kupën e Botës për Klube

E vërteta del në pah. Mario Bittencourt, presidenti i Fluminense, ishte i ftuar në podcastin “Setor Sul” dhe me atë rast zbuloi një prapaskenë të merkatos. Skuadra e tij “tricolor” kishte sonduar situatën e Cristiano Ronaldos për ta marrë në Kupën e Botës për Klube, kësaj vere.

Numri një i klubit nga Rio de Janeiro sqaroi se nuk kishte folur drejtpërdrejt me yllin portugez, i cili tashmë është në prag largimi nga Al Nassr, por me Jorge Mendes, ish-menaxher i Ronaldos:

“Nuk kam një marrëdhënie të ngushtë me Jorge Mendes, por kur e telefonoj, më përgjigjet.

Ka qenë agjenti i Cristiano Ronaldos gjatë gjithë jetës, por sot nuk është më.

]Gjithsesi, e kontaktova për ta pyetur nëse kishte ndonjë mundësi që Cristiano Ronaldo ta luante Kupën e Botës për Klube me ne.

Mendes ishte shumë i qartë me mua dhe më tha se për momentin Ronaldo nuk ka interes të luajë në futbollin brazilian. I thashë që Fluminense ka ngjyrat e flamurit portugez, se do të ishte e mrekullueshme të luante në Brazil, do të ishte një ëndërr për tifozët tanë. Sidoqoftë, nuk mund të thuhet se i kemi bërë një ofertë konkrete”.

Më pas, gjatë ndërhyrjes së tij, Mario Bittencourt shpjegoi se edhe disa lojtarë të kontaktuar kanë shprehur shqetësim për mungesën e sigurisë në Rio de Janeiro: “Kam dëgjuar nga disa lojtarë se ajo që i tremb është shqetësimi për dhunën në Rio de Janeiro. Rasti i lojtarit të Flamengos, Rossi, pati ndikim të madh te familjet e futbollistëve”.

Makina e blinduar e lojtarit të përmendur u qëllua me katër plumba.



Read it all at Bota Sot