Shpërthimi në Stan Tërg, Trepça del me sqarim

- Bota Sot

Shpërthimi në Stan Tërg, Trepça del me sqarim

Ndërmarrja Trepça ka dalë me sqarim lidhur me shpërthimin e sotëm në Stan Tërg.

Rasti ka ndodhur gjatë ndërrimit të parë, rreth orës 10:15, gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese në ambientet operative të Trepçës.

Gjatë kyçjes së zorrës së kamionit, është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës dhe është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke sjellë daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe krijimin e një shtrese pluhuri para objektit, thuhet në sqarim, raporton KosovaPress.

“Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme, dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij.”

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar dhe dëme material. Pas ndërhyrjes teknike, pajisja është rikthyer në funksion të rregullt dhe puna ka vazhduar normalisht.



Read it all at Bota Sot