Vazhdojnë problemet në mbrojtje tek Italia

- Bota Sot

Vazhdojnë problemet në mbrojtje tek Italia

Vazhdon të ndryshojë organika në dispozicion të trajnerit të Italisë Luciano Spalletti, veçanërisht në repartin e mbrojtjes.

Pas refuzimit së Acerbit dhe problemeve fizike të Alessandro Buongiornos, trajneri ka humbur edhe Matteo Gabbian në orët e fundit, i cili u ndal për shkak të një problemi në pulpë gjatë seancës së fundit stërvitore me ekipin.

Për këtë arsye, për të zëvendësuar lojtarin e Milanit, Italia ka thirrur Daniele Ruganin, një lojtar që është rikthyer te Juventusi pas huazimit tek Ajaxi. Qendërmbrojtësi i Juventusit pritet të zbarkojë në Coverciano sot pas drekës.

Kujtojmë që Italia do të përballet me Norvegjinë më 6 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Norvegjezët kryesojnë grupin I me 2 fitore në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa për italianët kjo është ndeshja e parë e grupit.



Read it all at Bota Sot