Edhe pas suksesit të trefishtë të këtij sezoni, kampionat, Kupë dhe Champions League, PSG nuk ka ndërmend të ndalet dhe do kërkojë të vazhdojë projektin ambicioz, duke u mbështetur te lojtarët e rinj të talentuar dhe jo më te emrat “big”, që shpeshherë kanë rezultuar një zhgënjim i vërtetë.
Në këtë situatë, Luis Enrique ka bërë gati listën me lojtarët që nuk duhet të jenë më pjesë e PSG-së për sezonin e ardhshëm.Prestigjozja SPORT raporton se Renato Sanches, Milan Skriniar dhe Kolo Muani, të cilët kanë qenë të huazuar këtë sezon, nuk janë në planet e Luis Enriue për sezonin e ri.
Renato Sanchez vjen pas një periudhe të dobët te Benfica, Milan Skriniar ka pasur probleme të vazhdueshme fizike te Fenerbahce, Kolo Muani edhe pse ka treguar shenja dhe nivel të mirë te Juventus, sërish nuk e ka bindur trajnerin spanjoll që t’i besojë një vend te PSG për sezonin e ri.
Gjithashtu do të largohet Marco Asensio, edhe pse ka treguar nivel të lartë dhe ka bërë perfomanca shumë të mira tek Aston Villa. Nordi Mukiele që ka qenë i huazuar te Leverkusen këtë sezon duhet të largohet po ashtu, për francezin nuk ka vend te kampionët e Europës, për aq kohë sa kanë një mbrojtës të djathtë si Achraf Hakimi.
I fundit në listë është Carlos Soler, i cili nuk ka pasur vazhdimësi te West Ham dhe mund të kthehet në La Liga, me Villarrealin që shfaqet si një destinacion i mundshëm. Kësaj liste pritet t’i bashkëngjiten emra të tjerë ditët në vijim.