Një vajzë 14-vjeçare nga Rahoveci është raportuar si e zhdukur nga familja e saj, pasi është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë me dije se më 04 qershor 2025, në Stacionin Policor të Rahovecit është paraqitur B. Shala, i cili ka raportuar se vajza e tij e mitur, A. Sh. 14-vjeçare, është larguar nga banesa më 1 qershor rreth orës 17:30 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas familjes, kjo nuk është hera e parë që vajza largohet nga shtëpia, çka ka shtuar shqetësimin për sigurinë e saj.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa njësitet hetimore janë aktivizuar për të lokalizuar të miturën.