Një punonjës i policisë suspendua në Prizren, dyshohet se ngacmoi një të mi:tur

- Gazeta e Prizrenit

Një punonjës i policisë suspendua në Prizren, dyshohet se ngacmoi një të mi:tur

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një punonjës të Policisë së Kosovës, pasi i njëjti po dyshohet për veprën penale “ngacmim seksual”.

Siç raportoi Gazeta Sinjali merr vesh se punonjësi është: A. Ugraj, i cili është mirëmbajtës i objektit të Policisë në Prizren.

Sipas njoftimit të IPK-së, dyshohet se i arrestuari për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim ndaj një të miture në afërsi të shkollës së kësaj të fundit.


“I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit