Duke filluar nga muaji korrik i vitit 2023, ia jep viktimës V.Q., shumën e të hollave prej 5,000.00 € për të cilën shumë e ngarkon viktimën me 15% kamatë, pra duke e obliguar atë t’ia kthejë 6,000.00 €, duke vazhduar më tej, brenda një kohe të shkurtër, ia jep viktimës edhe dy herë nga 10,000.00 €, për të cilat të holla e ngarkon të njejtin me 20% kamatë, praktikisht duke e obliguar atë t’ia kthejë 24,000.00 €.
Menjëherë pas kësaj, viktima sërish pranon nga i pandehuri shumën e të hollave prej 25,000.00 €, të cilën shumë për shkak të vonesave disa ditore në pagesa, është detyruar ta paguajë në total shumën prej 40,000.00 €, për të cilën më pas ka vazhduar të paguajë nga 6,000.00 € kamatë për muaj, me ç’rast aktualisht shuma e detyrimit prej 40,000.00 € ka arritur vlerën prej 51,000.00 €.
Përveç kësaj, ai pajtohet që nga i pandehuri ta blejë edhe një veturë, të cilën pas tre muajve do ta paguante 38,000.00 € për blerjen së cilës ia paguan të pandehurit këstin e parë prej 8,000.00 €, mirëpo pavarësisht se i pandehuri ia pranon pagesën e shumës, ia merr sërish dhunshëm veturën, madje duke e obliguar atë që t’ia paguajë shtesë edhe 6,000.00 € të tjera me justifikimin se viktima e kishte shfrytëzuar veturën për një kohë të shkurtër
Përveç tjerash, viktima me qëllim që t’i rikuperojë humbjet financiare, është detyruar që të hedh në shitje edhe dy banesa të tij, me ç’rast i pandehuri ka arritur t’i shkaktojë viktimës humbje financiare rreth 100,000.00 € nga të cilat humbje, viktima vazhdon t’i detyrohet të pandehurit edhe 48,000.00 € të tjera.
Pas arrestimit të të pandehurit dhe zbatimit të urdhër-kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, policia ka sekuestruar një shumë të të hollave prej 8,985.00 €; 580.00 CH; 1,000.00 $ dhe 17,700.00 lekë shqiptare, si dhe një veturë për të cilat prova, ekziston dyshimi i bazuar mirë se janë dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprës penale.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.