Deschamps: Dembele e meriton 100 për qind

- Bota Sot

Deschamps: Dembele e meriton 100 për qind

“Sigurisht që po bëj tifo për Ousmane”.

Kështu u shpreh Didier Deschamps, trajneri i Francës, në lidhje me shanset marramendëse që ka Ousmane Dembélé të fitojë Topin e Artë pas triumfit të tij në Ligën e Kampionëve me PGS në finale ndaj Interit.

“Nëse duhet të zgjedh, them Ous (Dembélé) 100%. Ekziston ky Final Four që mund të llogaritet ose jo… Me sezonin e tij, Ousmane e meriton!”.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Spanjës, një shok skuadre ndërhyri gjithashtu për të mbështetur Dembélé-n në garën për çmimin më prestigjioz individual. Është Ibrahime Konaté, mbrojtësi francez i Liverpoolit, i cili komentoi:

“Një ndeshje vendimtare për Topin e Artë midis tij dhe Yamal? Nuk e di, është e palogjikshme të duash të vësh gjithçka në pikëpyetje për ndeshjen e së enjtes”.

“Ajo që Ousmane ka bërë këtë sezon është e jashtëzakonshme. Ai e meriton Topin e Artë, pikë. Duhet të nënvizojmë talentin e Yamal, as nuk e di nëse Messi i bëri këto gjëra në moshën e tij, por nuk mund të thuash se gjithçka do të vendoset të enjten”.



Read it all at Bota Sot