Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Ousmane Dembele në garën për “Topin e Artë”.
Francezi ka bërë një sezon të shkëlqyer me PSG-n duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Sigurisht që bëj tifo për Ousmane”, tha Deschamps.
“Nëse duhet të zgjedh, them Ous 100%. Me sezonin e tij, Ousmane e meriton!”, ka theksuar ai.
Mbështetja për Dembele nuk erdhi vetëm nga trajneri. Edhe mbrojtësi i Liverpool-it dhe bashkëlojtari i tij te Kombëtarja e Francës, Ibrahima Konate, ka thënë se Dembele e meriton ‘Topin e Artë’.
“Një garë vendimtare për ‘Topin e Artë’ midis atij dhe Yamal? Ajo që Ousmane ka bërë këtë sezon është e jashtëzakonshme. Ai e meriton ‘Topin e Artë’”, ka pohuar Konate.