Shuhet ëndrra e tifozëve zikaltër për pasuesin e Inzaghit

- Bota Sot

Shuhet ëndrra e tifozëve zikaltër për pasuesin e Inzaghit

Çesk Fabregas nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit. Njoftimi u bë nga vetë presidenti i Komos, Mirvan Suvarso sipas medias italiane “Tuttomercatoweb”.

“Ne ia komunikuam refuzimin tonë drejtpërdrejt presidentit të Interit, i cili e pranoi atë me mirësjelljen dhe qartësinë e pritur midis klubeve që kanë respekt të ndërsjellë.

Për këtë arsye, ne i trajtojmë thashethemet e vazhdueshme për interesin e tyre për trajnerin tonë si fantazi të pastër, është e pamundur që dikush të vazhdojë pas një përgjigjeje kaq të qartë.

Sidomos një klub i kalibrit të Interit”, deklaroi ai.

Në këtë pikë, Interi do të drejtohet drejt planit B, ku kandidatët kryesorë janë Patrik Vieira, i cili aktualisht duket favorit, edhe nëse Xhenoa nuk do të donte ta linte të shkonte dhe po negocion një rinovim me trajnerin, dhe Kristian Kivu, aktualisht te Parma.

Në orët në vijim do t’i kuptojmë më mirë qëllimet e vërteta të Interit, i cili kishte vënë shumë shpresa te Fabregas, përpara se të merrte refuzimin përfundimtar nga Como, dhe duke pasur parasysh Kupën e Botës për Klube që është afër, me angazhimin e parë të zikaltërve të caktuar për 18 qershor, lajmi duhet të mbërrijë së shpejti.



Read it all at Bota Sot