Data kur Serbia merr rrugë për në kryeqytetin shqiptar

- Bota Sot

Data kur Serbia merr rrugë për në kryeqytetin shqiptar

Shqipëria kërkon trepikëshin ndaj Serbisë. 

Miliona shqiptarë me kureshtje e presin përballjen shqiptaro –serbe në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Të shtunën në mbrëmje (20.45) Pritet atnosferë e zjarrtë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Media serbe “Blic” ka shkruar mes të tjera: “Atmosfera po nxehet para ndeshjes në Tiranë, por lojtarët e ekipit tonë kombëtar po përgatiten me qetësi për këtë provë të rëndësishme.

Ekipi kombëtar serb do të niset për në Tiranë më 6 qershor, ku një ditë më vonë i pret ndeshja e parë në kualifikueset për Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë:

Një datë e papërshtatshme për të gjithë lojtarët në futbollin evropian, që vjen pas një sezoni të ngjeshur, por një datë që nuk është e panjohur për askënd dhe kërkon përqendrim dhe lëvizshmëri edhe më të madhe përballë sfidave që i presin lojtarët”.



Read it all at Bota Sot