Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City në një afat të shkurtër, por ka reflektuar shpesh mbi idenë e drejtimit të një kombëtareje, me të cilën ka pohuar se do t’i pëlqente të merrte pjesë në një Botëror apo Europian.
“Do të më pëlqente të isha në një Kupë Bote, një Kampionat Europian apo ‘Copa América’, – deklaroi katalanasi për “Reuters”, në një intervistë ekskluzive. – E kam menduar gjithmonë, por kjo varet nga shumë gjëra.
Nëse ndodh, mirë.
Nëse nuk ndodh, gjithashtu është mëse në rregull”.
Pasi ka fituar 12 tituj kampioni kombëtar në Spanjë, Gjermani dhe Angli, Guardiola ka përjetuar një sezon pa trofe me City. Një surprizë e vërtetë pas kaq shumë suksesesh. Edhe pse u përball me kritika të ashpra për dështimin e ekipit të tij në të gjitha frontet,
Guardiola tha se nuk ka interes t’ua vërtetojë kritikëve qëe kanë gabim, kur City të nisë sezonin e ardhshëm: