Vojvoda: Dy ndeshjet e para janë ndaj Zvicrës dhe Suedisë

- Bota Sot

Vojvoda: Dy ndeshjet e para janë ndaj Zvicrës dhe Suedisë

 Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur sot para gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Armenisë. 

Mbrojtësi Vojvoda theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve për ruajtjen e vazhdimësisë, ndërtimin e frymës pozitive dhe inkuadrimin e gjeneratës së re në Kombëtare.

“Është detyra jonë që gjithmonë të vijmë e të luajmë për Kombëtaren.

Të gjithë lojtarët kanë arsyet e tyre për mungesat. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të fitojmë, për të vazhduar me pozitivitet.

Ndeshjet miqësore na shërbejnë edhe për futbollistët e rinj, që të ambientohen, të krijojmë një grup të fortë dhe të rrisim konkurrencën në ekip. Nga shtatori do të fillojmë ciklin e ri kualifikues.

Shpresojmë që të na prijë fati, edhe pse kemi kundërshtarë të fortë në grup. Dy ndeshjet e para janë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, shpresoj të marrim pikë.

Besoj se kemi treguar lojë të mirë në të kaluarën dhe shpresoj të na prijë fati e të fitojmë”, tha Vojvoda.

Kjo përballje zhvillohet të premten, më 6 qershor, nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.



Read it all at Bota Sot