Mediumi serb po çuditet me veten: Spiunuam shqiptarët...

- Bota Sot

Mediumi serb po çuditet me veten: Spiunuam shqiptarët...

Po afrohet ndeshja e madhe mes Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të Grupit K të kualifikuesve për Kampionatin Botëror në futboll.

Ndeshja luhet tw shtunwn nw orwn 20.45.

Shqipëria përgatitet vetëm për fitore dhe t’i gëzojnë miliona shqiptarë.

Medium serb “Kurir” mburret me diçka të pazakontë thuajse e kanë zbuluar ujin e nxehtë, duke shkruar me titull: “Spiunuam shqiptarët

në mes të Tiranës: Ja si po përgatiten për ndeshjen kundër Serbisë!”.

Ata kanë publikuar një foto nga stërvitja dhe siç duket e kanë bërë nga një lis!!!

Sipas tyre,  Aleksandar Knezheviqi po fotografon e incizon dhe po spiunon!

“Lojtarët e ekipit vendas zhvilluan një seancë më të lehtë stërvitore në Tiranë sot, e cila ishte e mbyllur për publikun, por gazetari ynë arriti të kapte një pamje të asaj që po përgatiten për të shtunën.

Seanca stërvitore u zhvillua në fushën e vendosur brenda kompleksit Federatës së Futobllit Shqiptar dhe e gjithë kjo është pranë stadiumit ‘Air Albania’ ku do të luhet ndeshja.

Trajneri Silvinho mori pjesë aktive në stërvitje si lojtar dhe kujtoi ditët e tij të lavdisë, dhe duket se është i kënaqur me lojtarët e tij, siç mund të shihet nga thirrjet e shpeshta "bravo"”, shkruan më tej/



Read it all at Bota Sot