1 milion euro nga Qeveria për restaurimin e kino “Lumbardhit” të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

1 milion euro nga Qeveria për restaurimin e kino “Lumbardhit” të Prizrenit

Qeveria investon për restaurimin e kino “Lumbardhit” në qendrën e qyretit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Një nga hapësirat më të dashura për qytetarët e Prizrenit, dikur në rrezik për t’u rrënuar, tani po merr frymë të re.

E mbrojtur me përkushtim ndër vite nga komuniteti dhe organizatat kulturore, Kino “Lumbardhi” u bë simbol i rezistencës qytetare dhe kujdesit për trashëgiminë.

Ministri i KRS, Hajrullah Çeku, njoftoi se kjo kinema e rëndësishme për jetën kulturore në Kosovë po restaurohet, me një investim prej 1 milion euro nga Qeveria e Kosovës. Punimet tashmë kanë nisur.

Ky monument i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore do të vazhdojë të jetë shtëpi e krijimtarisë artistike, aty ku takohen e kaluara dhe e ardhmja. / Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit