Nëntë gola e dramë deri në fund në Stuttgart, Spanja rrëzon francezët

- Bota Sot

Nëntë gola e dramë deri në fund në Stuttgart, Spanja rrëzon francezët

Spektakël futbolli në Stuttgart, nëntë gola e shumë raste shënimi, kënaqën rreth 60 mijë shikues.

Spanja ka triumfuar me rezultat 5:4 ndaj Francës, në ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Ndeshje që mbajti në emocione tifozët.

Yamal ka treguar magjinë e tij ndaj Francës.

Spanja udhëhoqi me 4:0 por Franca nuk u dorëzua deri në fund duke ngushtuar humbje në 5:4.

Francezët ishin shumë të rrezikshëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Për Spanjën shënuan Nico Williams (22), Merino (25), Yamal (54 e 67), Pedri (55) dhe për Francën Mbappe  (59 - nga

penalltia), Cherki (79 e 90+4’) e Vivian (84’ – autogol).

Një ndeshje që gjatë do të mbetet në kujtesën e dashamirëve të lojës më të popullarizuar në botë.

Spanja do të ndeshet me Portugalinë në finalen e madhe që luhet të dielën. 
 



Read it all at Bota Sot