Bardhi nuk i trembet Belgjikës

- Bota Sot

Bardhi nuk i trembet Belgjikës

Maqedonia e Veriut është gati për ndeshjen e nesërme (20.45) ndaj Belgjikës.

Ndeshja luhet në Shkup në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është gati për sfidën me belgët.

Bardhi nuk i trembet rivalit.

"E dimë çfarë do të thotë të luash në shtëpi.  Të tregojmë se është shumë e vështirë të na mposhtin në shtëpi.

Kemi luajtur mirë dhe kemi pasur rezultate pozitive kundër ekipeve të forta në shtëpi.

Maksimumi është i vetëkuptueshëm.

Secili prej nesh duhet ta dijë këtë dhe të jetë 100 për qind në ndeshjen e nesërme.

Në letër do të ketë gjithmonë favoritë, por në fushë nuk duhet të lejojmë askënd të na befasojë.

Për të bërë diçka duhet të besosh.

Në fushën e shtëpisë nuk duhet të dorëzohemi lehtë. Përkundrazi, fusha e shtëpisë duhet të jetë arma jonë më e fortë.

Sigurisht, vetëm si ekip mund të bëjmë diçka", thotë kapiteni i Maqedonisë së Veriut.



Read it all at Bota Sot