Një shtetas i dyshuar për sulm ndaj një zyrtari doganor është ndaluar nga autoritetet kufitare në pikëkalimin në Jarinjë, më datë 10 qershor 2025.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nermin Shaqiroviq, rreth 44-vjeçar, ndaj të cilit kishte një urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut për veprën penale “Sulm ndaj zyrtarit doganor”.
Pas ndalimit të tij në pikëkalim, është kontaktuar gjyqtari i rastit, i cili ka urdhëruar konfiskimin e dokumentit të identifikimit dhe ka vendosur që Shaqiroviq të paraqitet në gjykatë më 11 qershor 2025.
Rasti ndodhet nën trajtim gjyqësor dhe autoritetet po monitorojnë paraqitjen e tij për procedurat e mëtejshme ligjore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.