Bujku në Rahovec gjen granatë dore në arë

- Gazeta e Prizrenit

Bujku në Rahovec gjen granatë dore në arë

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të enjten në Rahovec, duke alarmuar autoritetet dhe nxitur ndërhyrjen e njësive të specializuara.

Gazeta Sinjali mëson se më 12 qershor 2025, qytetari H. Sh, 57 vjeçar ka raportuar në Stacionin Policor në Rahovec, se gjatë punimeve në fushën e tij, në rrugën “Bekim Isma”, ka hasur në një granatë dore të dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka siguruar perimetrin dhe ka ndaluar qasjen e personave të tjerë deri në ardhjen e njësisë përkatëse.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 23:30, në vendin e ngjarjes ka intervenuar Njësia për deminim, e cila ka bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer dhe ka larguar granatën në mënyrë të kontrolluar nga zona.

Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar dhe rasti ka përfunduar pa incidente.

Autoritetet po vazhdojnë me veprime të mëtejshme për të verifikuar origjinën dhe rrezikshmërinë e mjetit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit